Veliaj: Situata me ujin e pijshëm drejt përmirësimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e bllokut që kufizohet nga rruga e ?Kavajës? dhe ?Vëllezërit Manastirli? në kryeqytet do të kenë më shumë prurje në rrjetin që i furnizon ata me ujë të pijshëm. Rrjeti i amortizuar ndër vite, si pasojë e mungesës së ndërhyrjeve, është rinovuar tërësisht duke zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me ujë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Redi Molla, inspektoi punimet që po kryhen për shtrimin e linjës së ujësjellësit në rrugën ?Naim Frashëri?, projekt që konsiston në rikonstruksionin e rrjetit ekzistues, si dhe linjave të rrjetit shpërndarës në rrugicat që takohen me këtë rrugë, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë. Veliaj theksoi se ky investim tregon më së miri se pavarësisht stinës së verës, Bashkia është në punë për të mbajtur premtimet para qytetarëve të saj. ?Ishim këtu para 2 javësh, duke u premtuar njerëzve që ka ose jo fushatë, ka ose jo pushime, në Bashkinë e Tiranës puna do të vijojë njësoj përditë. Sidomos në këto ditë të verës, ku ndihmohemi edhe prej faktit se disa nga banorët kryejnë pushimet e tyre?, tha Veliaj. Duke u ndalur në situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet, ai deklaroi se falë masave të marra këto ditë ka një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një javë më parë. ?Lajmi i mirë është që situata me ujin e pijshëm është drejt përmirësimit. Jemi ndihmuar jashtë mase nga prerja e mijëra lidhjeve të paligjshme. I kërkoj qytetarëve që ta kursejnë ujin e pijshëm, pavarësisht se situata është përmirësuar. Uji i pijshëm sot është një mall, i cili vërtet në Tiranë ka koston më të lirë në treg, por gjithsesi është një mall që e ka një fund?, tha ai, ndërsa bëri thirrje për sensibilizimin e qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm dhe të mos e shpërdorojnë atë. ?Mbi 90% e Tiranës po e zbaton mirë rregulloren e situatës së emergjencave, por kemi ende disa raste në periferi. Pavarësisht disiplinimit që i kemi bërë rrjetit, i ftoj të gjithë qytetarët të kuptojnë që nuk mund t?i vëmë një polic çdo zorre uji. Do të thotë që na duhet sensibilizim, kulturë, qytetari për të kursyer ujin dhe për t?u siguruar që dalim faqebardhë?, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se grupet e Task Forcës do të vijojnë punën në terren për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm dhe u kërkoi drejtuesve të Bashkisë Kamëz dhe Vorë që të tregohen bashkëpunues për të ndaluar rastet e abuzimit me ujin e pijshëm. ?Task-Forca për disiplinimin e ujit fokusohet kryesisht në zonat periferike, jashtë Bashkisë së Tiranës, në Babrru, në Paskuqan, në Kamëz. I kërkoj edhe kolegëve të bashkive të tjera, në Kamëz dhe në Vorë, që të kuptojnë se i kemi fatet e lidhura bashkë. Duke lejuar një vjedhje dhe një abuzim të rrjetit në bashkinë e tyre dhe duke lënë Tiranën pa ujë, nuk ndihmojnë, sepse njëherë tjetër do kenë ata nevojë për uji...