Zhdukja e biznesmenit dhe bashkëpunëtorit, asnjë gjurmë prej tyre - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas denoncimit publik që bënë familjarët për zhdukjen në det të Ardian Jahos dhe Ariesld Mazes, nuk dihet ende asgjë për fatin e tyre. Policia bregdetare, kapitaneria e Durrësit dhe e Vlorës, si edhe Forcat Speciale të Delta forcë, po vijojnë kontrollet, por deri tani pa sukses. Biznesmeni vlonjat, është parë për herë të fundit në Durrës ku edhe kishte shkuar për të marrë mjetin e lundrimit, të cilin e përdorte për të peshkuar.Skafi kishte shfaqur probleme ndaj edhe 52 vjecari e kishte dërguar per servis ne Durrës.Me tre korrik Ardian Jaho ishte nisur per te provuar mjetin lundrues. Ketë fakt e konfirmojnë edhe familjaret.Biseda e fundit e biznesmenit të zhdukur ishte një telefonatë me mikun e tij, që sipas familjarëve i ka thënë ta ndihmonte me një karrel pasi mjeti po merrte uje. Policia është ne kërkim te Adrian Jahos dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze, por pa mundur te gjejnë asnjë gjurme te tyre e as të motoskafit të gjatë 8 metra.
Recommended