Report TV - Ekskluzive/ Vilat, makinat dhe bizneset e ministrave teknikë
  • 7 years ago
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike, të cilët vijojnë rezistencën duke mos dhënë dorëheqjen, ndonëse misioni i tyre konsiderohet i përfunduar, befasojnë me pasurisë që posedojnë. Makinat e shtrenjta, vilat, trojet, bizneset, dyqanet, llogaritë e majme bankare etj., dominojnë deklaratat e tyre të pasurive. Sigurisht që pasuria e tyre, e zbardhur nga Shqiptarja.com, nuk buron nga detyra provizore që u ngarkoi Lulzim Basha si rojtarë të zgjedhjeve, por nga veprimtari të mëparshme.

Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri, deklaron apartament 8 738 850 lekë, tokë në Lundër të Tiranës, tokë arë me sipërfaqe 3500 m2, me vlerë 140 mijë euro, ku posedon 1/6, shtëpi me vlerë 75 mijë euro, dyqan me vlerë 49 mijë euro, apartament me vlerë 137 40 mijë euro, makinë të vetën me vlerë 20 mijë euro, dy makina të bashkëshortes etj. Beqiri deklaron disa llogari rrjedhëse në shumat 1 037 773 lekë, 1 007 681 lekë, 1 174 200 lekë, 2 422 722 lekë, fond investimi në RFZ Bank me vlerë 5 493 377 lekë, gjendje cash 1 400 000 lekë etj.
Recommended