Report TV - Lushnje, makina del nga rruga dhe bie në kanal, 2 të vdekur
  • 7 years ago
LUSHNJE- Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Fier-Lushnje.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40, ku mjeti tip ?Renault?, me targë AA 468 PY, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal.

Pasagjeri me inicialet P.Z. 54 vjeç, banues në lagjen "Myslym Shyri" në Tiranë, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi i automjetit me inicialet F.N. 61 vjeç, banues po në Tiranë është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë rreth orës 07:25.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi humbi kontrollin e mjetit nga shpejtësia.
Recommended