Festivali i Muzikes se Dhomes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muzika e dhomës jehon nga kjo e premte në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Gjithçka ka marrë jetë mbrëmjen e së enjtes, kur edhe u çel edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, që këtë vit bën pjesë të këtij rrugëtmi të përvitshëm 53 artistë shqiptarë e të huaj.Në shtatë mbrëmje, përgjatë dy javëve do të luajnw instrumentistë të ardhur nga Italia, Greqia, Gjermania, Austria e padyshim nga Shqipëria. Në repertorët e koncerteve bëjnë pjesë dhe vepra nga më të njohurat e muzikës së huaj klasike, por edhe vepra të kompozitorëve shqiptarë, Prenk Jakova e Çesk Zadeja, të cilët do të përkujtohen në vitin e përvjetorëve të lindjes.Pjesë e 53 artistëve pjesëmarrës do të jenë në këtë edicion edhe 17 studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të ndjekin masterklasa me profesorët e huaj e në fund të këtij rrugëtimi do të interpretojnë në koncertin përmbyllës të Festivalit, më 18 korrik. Për ata që nuk do të mund të bëhen pjesë e këtyre koncerteve pa kosto, platforma Tring premton se do t?i përcjellë këto emocione përmes kanalit Muse.

Recommended