Rama: Votoni PS-në që reformat të shkojnë përpara
  • 7 years ago
Votën e kuksianëve, Kryeministri Edi Rama e kërkoi për të vijuar reformat në arsim, shëndetësi, rilindjen urbane dhe rritjen e ekonomisë. Ai u bëri apel edhe demokratëve të votojnë Partinë Socialiste, për të çuar përpara punën e nisur.

Një moment i veçantë për Ramën është reforma në administratën publike, që sipas tij, duhet kthyer nga partitë te qytetarët.

Si në Kukës, ashtu edhe më herët në Vaun e Dejës, ai nuk la pa ironizuar programin ekonomik të Partisë Demokratike.

Batutave të Ramën nuk i shpëtoi as demokristiani Nard Ndoka, i cili garon në këtë zonë nën siglën e Partisë Demokratike.

Tv Klan
Recommended