Ekonomistët: Banka të bëjë transparencë se si po shpenzon fondet
  • 7 years ago
Procedura jo transparente që ka ndjekur Banka e Shqipërisë për të bërë rikonstruksionin e ish- Hotel Dajtit denoncohet edhe nga ekspertët e ekonomisë. Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike thotë se Bankë e Shqipërisë duhet të japë llogari për mënyrën se si shpenzon fondet e saj përpara qytetarëve dhe opinionit publik, jo vetëm sepse e detyron ligji, por sepse një pjesë e fitimit të saj transferohet në buxhetin e shtetit dhe janë para të taksapaguesve.

Por Preçi thotë se vetë Banka Qendrore si një nga institucionet, i cili kujdeset për stabilitetin financiar dhe vendosjen e rregullave të drejta në treg, duhet të nisë ta bëjë këtë duke dhënë shembullin e parë vetë. Kompanitë e interesuara në tender kanë të drejtë që të kenë informacione të qarta se përse janë përjashtuar, apo pse oferta e një firme tjetër ishte më e mirë.

Ekonomistët thonë se ka ardhur koha që Banka e Shqipërisë të japë llogari për mënyrën se si i shpenzon paratë dhe të ndryshojë edhe ligjin bazë se si funksion, pasi vetë Kontrolli i Lartë i shtetit ka gjetur konflikte të mëdha interesi që ka mes guvernatorit dhe anëtarëve të këshillit mbikëqyrës.

Ende dhe sot askush nga Banka Qendore nuk përgjigjet se cila firmë do të ndërtojë ish-Hotel Dajtin, si është përzgjedhur ajo, dhe kush e ka miratuar fondin 18 milion euro për këtë rikonstruksion, i cili nuk ekziston në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës?

Tv Klan
Recommended