Veliaj: Çdo cep i sheshit, eksperiencë më vete - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë prezantimit të bilancit të punës në njësinë nr.5, ka thënë se çdo cep i sheshit ?Skënderbej? do të jetë një eksperiencë më vete.?Siç u hap Parku Olimpik, këndi i lodrave, Pazari i Ri, Unaza e Vogël, të kemi një festë fantastike për hapjen e sheshit ?Skënderbej?. Shatërvanët freskues e freskojnë gjatë ditës dhe çdo cep i sheshit është eksperiencë më vete?, u shpreh Veliaj. ?Kur ke përballë njerëz që nuk kanë ngulur një gozhdë, nuk presim lëvdata. Mezi presin për të sharë. Sheshi përfaqëson të gjitha zonat e Shqipërisë. Thanë që nuk ka gjelbërim dhe kështu thonë ata që janë në sheshin e Venecias, ku nuk ka gjelbërim?, i është drejtuar Veliaj kritikëve të tij.Veliaj ka prezantuar gjithashtu edhe një projekt modern duke thënë se kalimi në administrimin e bashkisë të kopshtit botanik do ta vërë në funksion strategjinë e saj për t?i lidhur të dyja këto parqe përmes një tuneli.?Fillimisht histeria dhe ulërima e këtyre gjithologëve që bëjnë sikur janë edhe botanistë, edhe urbanistë, edhe teknikë, edhe hidraulikë, edhe elektricistë, edhe inxhinierë dhe në fund fare, janë, në fakt, mjeshtra të punëve të kota, se vetë nuk bëjnë asnjë punë. Kur e kishin Tiranën, nuk ngulën asnjë gozhdë dhe tani të japin mend se si duhen bërë këto punë?, tha Veliaj.
Recommended