Ora News – Veliaj thirrje qytetarëve ti bashkohen koncertit në sheshin “Skëndërbej”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës konfirmoi edhe një herë se sheshi Skëndërbej është gati për tu inauguruar në datën 10 qershor në orën 19.30. Veliaj i bëri thirrje qytetarëve të jenë pjesë koncertit që do të mbahet në këtë rast. Si sfidë të rradhës Veliaj sheh ndërhyrjet në shkolla dhe ndërtimin e institucioneve të reja arsimore.
Në njësinë Administrative Nr. 4 ku kryebashkiaku Veliaj bëri një bilanc të punës së tij, ku velerësoi përfundimin e një projektit të rëndësishëm siç është ai i sheshit ?Skëndërbej? që pritet të hapet për qytetarët ditën e shtunë, 10 qershor ora 19:30.
Veliaj: ?Siç mbaroi Parku Olimpik, Unaza e Vogël, Pazari i Ri, sheshi ?Skënderbej?, mbaruan shumë punë në kaq pak kohë. Pse? Ishim në punë. Edhe punët e shtëpisë ju mendoni se bëhen vetë? As sahati nuk punon në qoftë se nuk e kurdis. Kur ke një kryetar bashkie që i ngec ora sepse mendon se gjërat bëhen vetë, jo nuk bëhen vetë?.
Veliaj u kërkoi të gjithë qytetarëve t?i bashkohen ceremonisë festive që do të mbahet me këtë rast, në një koncert madhështor me grupe të folkut shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-thirrje-qytetareve-ti-bashkohen-koncertit-ne-sheshin-skenderbej/

Recommended