Report TV - Veliaj: Të shtunën në orën 19:30 hapet sheshi Skënderbej

  • 7 years ago
Gjatë dy viteve të ardhshme, investimet e Bashkisë së Tiranës do të shtrihen në nivel kapilar në çdo lagje.

Në kuadër të turit ?Tirana-2 vjet zgjuar?, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë administrative Nr. 11, ku premtoi investime në të gjithë territorin për transformimin e qytetit ndërsa njoftoi dhe hapjen e sheshit "Skëndërbej" të shtunën në orën 19:30.

Veliaj deklaroi se Bashkia synon që çdo vit të rehabilitojë 50 blloqe banimi.

?Një nga fokuset kryesore tani që janë rregulluar gjërat e mëdha, tani që hapet sheshi Skënderbej, tani që hapet Bulevardi i ri, tani që mbaruam me Pazarin e Ri, tani që mbaruam me Parkun Olimpik, na jepet mundësia që ne të fillojmë dhe të punojmë më shumë nëpër lagje. Ne çdo vit kemi bërë një plan që të riparojmë 50 blloqe. Që do të thotë nëse bëjmë 50 blloqe në vit, i bie rreth 200 në gjithë mandatin tonë?, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se është vetëm çështje kohe dhe përfundimi i punimeve për kinemanë e re të Laprakës e cila do të shërbejë edhe si një qendër komunitare në këtë zonë.

Recommended