Rama e Veliaj përurojnë Parkun Olimpik - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ndër premtimet e Edi Ramës në fushatën zgjedhore të vitit 2013, ishte mbështetja për sportin. E investimet e qeverisë, nuk u përqendruan vetëm në stadiumet e futbollit, por vëmendja ishte edhe tek sportet e tjera. Këtë të diele, u hapën dyert e Parkut Olimpik, që mban emrin ?Feti Borova?, një prej legjendave të basketbollit shqiptar.Kryeministri Rama tha se salla krejtësisht e re e basketbollit, bashkë me të tjera për sporte të ndryshme dhe zyra të komiteteve olimpike, janë tashmë realitet. Për inaugurimin e Parkut ishte menduar një ndeshje mes basketbollistëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri nuk e zgjati shumë fjalën, pasi siç tha kishte një arsye të fortë.Një ndër përfituesit kryesor të Parkut është Bashkia Tiranë dhe qytetarët e saj. Pas kësaj ceremonie, Edi Rama, bluza e të cilit mbante numrin 2, vendin që mban edhe PS në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit, u bë pjesë e ndeshjes së basketbollit, përkrah Gazmend Çaçit e figurave të mëdha të këtij sporti nga Kosova.
Recommended