Ora News – Propaganda elektorale jo më larg se 5 metra nga zyrat e partive
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fushata zgjedhore pritet të jetë me e qetë, të paktën nga pikëpamja estetike dhe mbushja e rrugëve e pallateve me postera e flamujt elektoralë.
Ligji i ri lehtëson jo vetëm xhepat e partive dhe kandidatëve nga kostot e konsiderueshme por edhe qetëson sytë nga bombardimi me mesazhe elektorale në çdo cep të mundshëm pallati.
Në ligjin e ndryshuar të partive politike ndalohet përdorimi i materialeve propagandistike të çdo lloji apo madhësie në një distancë 5 m larg zyrës elektorale të subjektit zgjedhor apo kandidatit.
Kjo do të thotë se përtej kësaj distance, çdo përpjekje nga partitë politike, kandidatët për deputet apo militantët përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 1-3 mln lekë.
?Mosrespektimi i rregullave të parashikuara në këtë nen, përveç parashikimeve në Kodin Penal, përbën kundërvajtje administrative dhe passjell dënimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të personit përgjegjës për financat, përkatësisht me gjobë nga 1 000 000 deri në 3 000 000 lekë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/propaganda-elektorale-jo-me-larg-se-5-metra-nga-zyrat-e-partive/
Recommended