Ora News – Shehi, Ndoka dhe Dule në listat e PD në Tiranë, Shkodër e Vlorë
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha po shqyrton emrat e propozuar nga baza për listat e 25 qershorit, ndërsa është drejt mbylljes së paktit me aleatët të cilët pritet të garojnë në siglën e PD. Sot Basha ka arritur marrëveshjen me tre parti politike, PBDNJ, PDK, dhe LZHK, krerët e të cilave janë renditur në listat fituese të Partisë Demokratike. Sot në Komisionin Qëndor të Zgjedhjve, PD u regjistrua zyrtarisht si subjekt garues në zgjedhjet e 25 qershorit.
Pasi ka marrë në dorë propozimet e bazës, sot Lulzim Basha, është mbyllur në zyrë dhe po shqyrton emrat për të vendosur listën përfundimtare të 25 qershorit.
Krahas shqyrtimit te propozimeve, kryetari i opozitës vijon diskutimet me aleatët për të përfshirë në zgjedhjet e 25 qershorit dhe për të garantuar një formulë që maksimalizon votat.
Gjatë ditës së sotme, Basha ka mbyllur marrëveshjen me 3 parti aleate të cilat do të futen në siglën e PD-së në zgjedhje, kundrejt vendosjes së emrave në listë fituese.
Basha u ka siguruar vende të sigurta në listë kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreut të Partisë Demokristiane Nard Ndoka i cili garon në qarkun e Shkodrës, kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule në Vlorë dhe Dashamir Shehit në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehi-dhe-ndoka-ne-listat-e-pd-ne-tirane-dhe-shkoder/
Recommended