Ora News – KQZ hap garën për auditët që do monitorojnë shpenzimet e fushatës
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rinisur proçesin e administrimit të zgjedhjeve parlamentare.
Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha deklaroi se do të nisë pranimi i dokumentave për ekspertë kontabël që do të mbikqyrin faturat e shpenzimeve të partive politike.
Hoxha: Ligji nr.90/2017, i miratuar 48 orë më parë, ka përcaktuar se, KQZ jo më vonë se dita e fillimit të fushatës zgjedhore, që është data 26 Maj, emëron me short një numër të mjaftueshëm ekspertësh financiar për të kryer monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, duke përfshirë aktivitetet, veprimtaritë dhe materialet e përdorura prej tyre gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 25 qershor 2017.
Bazuar në rëndësinë e veçantë të financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore, dhe kohën e kufizuar që KQZ ka në dispozion për emërimin e ekspertëve kontabël, i bëjmë apel ekspertëve kontabël të licensuar, që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, brenda dy ditëve.
Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet, të plotësojnë edhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimin e KQZ-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-hap-garen-e-auditeve-qe-do-monitorojne-shpenzimet-e-fushates/
Recommended