Kujdes me kreditë, zgjidhni monedhën që keni të ardhurat
  • 7 years ago
Nëse një individ që do të marrë sot një kredi bankare ka dilema për të zgjedhur mes euros dhe lekut, eksperti i ekonomisë Ardian Civici rekomandon që kredia të merret në monedhën që individi ka të ardhurat kryesore, për t?u ruajtur nga luhatjet e kursit të këmbimit.
?Sot që leku është i forcuar dhe euro është më e dobët në raport me lekun kushdo që ka kredi në euro të marrë deri tani mund ta shlyejë atë më lirë se sa më parë, por duke pasur parasysh ecurinë që kanë monedhat kryesore, asnjëherë nuk je i sigurt për kursin e këmbimit stabël për një periudhë afatgjatë. Ashtu siç është i favorshëm sot në shumë aspekte një euro më e dobët në raport me lekun, ashtu nesër mund të kthehet e kundërta.

http://www.oranews.tv/ekonomi/kujdes-me-kredite-zgjidhni-monedhen-qe-keni-te-ardhurat/
Recommended