Parlamenti të hënën seancë të jashtëzakonshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja politike Rama-Basha do bëhet ligjore pasditen e së hënës, kur Parlamenti do të thirret në seancë të jashtëzakonshme.Kuvendi ka njoftuar se kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen në sesion të jashtëzakonshëm, ditën e hënë, 22 maj 2017, në orën 18.00.Ligjvënësit do të votojnë dekretet e Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të Zv/kryeministrit dhe të 6 ministrave, të Brendshëm, Arsimit, Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, Financave dhe të Drejtësisë.Po ashtu, në seancë do shqyrtohet dhe miratohet paketa ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore.Pika e tretë e rendit të ditës lidhet me një ndër momentet më të rëndësishme të legjislaturës që po mbyllet, kur mazhoranca dhe opozita janë përplasur fort. Në seancë do të votohen emrat e anëtarëve të opozitës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të Vettingut, si dhe caktimin e Zëvendësuesve.Së fundmi, në seancën e jashtëzakonshme do të votohet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe një anëtari të këtij institucioni. Marrja e drejtimit të KQZ-së nga opozita ishte një tjetër pikë e marrëveshjes politike Rama-Basha.Mbledhja e seancës së jashtëzakonshme zhvillohet pasi Rama e Basha shtrënguan duart pas një takimi të gjatë kokë më kokë mbrëmjen e të enjtes.Ky pakt i dha fund protestës 3 mujore të opozitës e cila nga çadra e ngritur në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, shumë pranë zyrës së kryeministrit, kërkoi rrëzimin e Edi Ramës dhe ekzekutivit të tij, për t?i lënë vendin një qeveri teknike, që do të garantonte zgjedhje të lira.

Recommended