Report TV - Veliaj inspekton punimet e shkollës në Mihajas:Jo dallime qendër-periferi
  • 7 years ago
Viti i ri shkollor që nis në Shtator do t?i gjejë fëmijët e fshatit Mihajas në Berzhitë me një shkollë të re. Bashkia e Tiranës po përfundon punimet e shkollës së re 9-vjeçare të fshatit, e cila do t?i shërbejë një komuniteti që jeton në një nga zonat më periferike të Tiranës, edhe si një qendër shëndetësore.

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi sot punimet dhe theksoi se ky është një tjetër investim që tregon se për Bashkinë e Tiranës nuk ka diferenca në investime, pavarësisht nëse bëhet fjalë për qendrën e Tiranës apo zonat më periferike të saj, siç është fshati Mihajas.
Recommended