Ora News – Kodi i ri doganor eliminon paraqitjen e biznesit në zyrat doganore

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulje të kostove fizike dhe dokumentave, përshpejtim dhe thjeshtim të procedurave është ajo që do të ofrojnë Kodi i ri doganor në muajin qershor. Nëndrejtorja e doganave Mirela Meka në takim me bizneset italiane veçoi risinë e operatorëve ekonomikë të autorizuar të cilët do të mundësojnë doganën pa letra, duke eliminuar procesin e paraqitjen së biznesit në zyrat e doganave.
Kodi i ri doganor që pritet të marrë fuqinë në qershor 2017 do të ofrojë ndyrshime thelbësore për lehtësimin e procedurave në dogana. Nëndrejtoresha e Përgjithshme e Doganave Mirela Meka në tryezën e diskutimit me bizneset italiane tha se risia qëndron në procesin e doganës pa letra, ku eliminohet paraqitja e biznesit në zyrat e doganës për veprime të ndryshme.
Meka: Në kuadër të doganës pa letra ne kemi finalizuar procesin e nënshkrimit elektronik të deklaratës doganore duke mundësuar fillimisht bashkëngjitjen e dokumentave shoqërues në mallrat e skanuara në dokumentin administrativ të vetëm apo DAF siç e njifni ju. Kjo do të bënte të mundur jo vetëm lehtësimin tuaj por edhe shmangien e kontaktit fizik me doganierët pranë degëve doganore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kodi-i-ri-doganor-eliminon-paraqitjen-e-biznesit-ne-zyrat-doganore/

Recommended