Ora News – Ish-deputeti demokrat: Është fat i madh i PS që PD është në çadër
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha i ftuar në studion e ?Tonight Ilva Tare? në Ora News, thotë se është fat i madh i Partisë Socialiste që Partia Demokratike është në çadër. Elisa Spiropali deklaron se PD-ja do të donte që të përballej me opozitën në zgjedhje.
Pjesë nga diskutimet:
Hoxha: Është fat i madh i juaji që ata rrinë në çadër. Nëse PD do të ishte përgatitur për t?u futur në zgjedhje, unë besoj se Edi Rama nuk do të ishte i gjashti në listë. Është fat i madh i juaji. Po flet për një shportë të madhe arritjesh. Keni rritur indeksin e korrupsionit. Në funksion të korrupsionit, qeverisja juaj ka sajuar formulat PPP. Mos ta paraqesim tani shportë të madhe. Fat i madh i juaji është gjendja ku e ka katandisur Partinë Demokratike lidershipi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-deputeti-demokrat-eshte-fat-i-madh-i-ps-qe-pd-eshte-ne-cader/
Recommended