“Engjëjt janë larg”...në kinema lufta e Kosovës
  • 7 years ago
18 vite pas, luftën në Kosovë na i ri-sjellë në kujtesë regjisori Gjergj Xhuvani. Filmi i titulluar ?Engjëjt janë larg? të cilin si qendra kinematografike e Shqipërisë dhe Kosovës janë treguar të kujdesshëm që ta mbështesin financiarisht në mënyrë të barabartë, prej pak ditësh po shfaqet në kinema.
Përveç fragmenteve të fillimit, pamje të cilat i kemi ndeshur në kronikat e kohës, në minutat në vazhdim deri në mbyllje të filmit lufta vjen përmes historisë së 12 fëmijëve të një jetimoreje në Gjakovë, që nën kujdesin e priftit Mario, interpretuar nga aktori italian Rinaldo Rocco, përpiqen ti mbijetojnë asaj.
Linja e dytë është historia e Hanës, prostitutës që kërkon të bijën e braktisur, e sjellë nga Teuta Krasniqi.
Në këtë prodhim kinematografik shfaqen edhe aktorët Ndriçim Xhepa në personazhin e ushtarit serb dhe Nik Xhelilaj të UÇK-së.
Suksesi ose jo i filmit që regjisori Gjergj Xhuvani i ka dorëzuar kritikës e publikut e që interesi i këtij të fundit për fatin e keq është indiferent ndaj prodhimeve shqiptare, do të provohet në festivalet ndërkombëtare të filmit.

Tv Klan