Ora News - Zhvillimet politike - Më 19 prill, raundi i parë i votimit për Presidentin e ri
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më 19 prill do të jetë raundi i parë i votimit për Presidentin e ri.
Kuvendi nis procedurat për zgjedhjen e Presidentit pasues të presidentit aktual Bujar Nishani.
Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot rreth orës 10:50 minuta caktoi seancën e së mërkurës së javës së ardhshme si datë për raundin e parë të votimit të Presidentit.
Ende nuk ka një emër konkret të propozuar për presidentin ndërsa kërkohet shumicë të cilësuar prej 84 votash.
Nga ana tjetër opozita vijon protestën dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e opozitës në selinë PD.
Konferenca u mblodh pas letrës dërguar dje kryetarit të kuvendit, zotit Ilir Meta nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi. PS propozoi 19 prillin si raundin e parë te votimit për zgjedhjen e Presidentit

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhja-e-presidentit-mblidhet-konferenca-e-kryetareve/
Recommended