Report TV - Regjistrimi në zgjedhje, shtyhet afati, edhe 19 ditë kohë për dialog
  • 7 years ago
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të kenë edhe 19 ditë kohë për të gjetur rrugën e dialogut, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik, për rikthimin e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare. Ditën e hënë skadon afati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, por, pavarësisht parashikimeve në Kodin Zgjedhor, Partisë Demokratike do t?i lihet një hapësirë kohore deri në 29 prill për t?u regjistruar, kohë e cila mund të shfrytëzohet nga palët për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Pika 1 e nenit 64 të Kodit Zgjedhor parashikon që, çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t?u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Referuar dekretimit të datës së zgjedhjeve (18 Qershor), ky afat përfundon në datën 10 prill. Por, kur na ndajnë edhe disa orë nga përfundimi i këtij afati, 24 parti opozitare kanë refuzuar të regjistrohen në zgjedhje, si formë presioni ndaj shumicës në pushtet, për të pranuar krijimin e një qeverie teknike. Megjithatë, Shqiptarja.com ka mësuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vullnetin e mirë për t?i regjistruar partitë opozitare në zgjedhje edhe përtej datës 10 prill. Kjo frymë pozitive dominon tek të gjithë anëtarët e KQZ.
Recommended