Ora News - Çmimi i energjisë, ERE vendos: Tarifat s’ndryshojnë deri në dhjetor 2017

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Enti rregullator i Energjisë ka vendosur të mos ndryshojë çmimet e energjsë elektrike për konsmatorët dhe ato për kompanitë e këtij sektori i paguajnë njëra tjetrës për prodhim dhe transmetim. Vendimi bordit të ERE ka përcaktaur se konsumatorët familjarë do të paguajnë 9.5 lekë për kwh deri në 31 dhjetor 2017.
Ndërsa OSSHE do t?i paguajë operatorit të Sistemit të Transmetimit për çdo kilovat/orë energji 0.65 lekë/kwh dhe KESH do të aplikojë 1.45 lekë çdo kilovat/orë si çmim prodhimi.
Vendimi i datës 6 prill lë në fuqi vendimin e marrë në 22 dhjetor 2016 ku përcaktohej se për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 Lekë/kwh ndërsa çmimi në pik është 10.93 Lekë/kwh.
Ndërsa për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20 kV çmimi i shitjes së energjisë është 11 Lekë/kWh ndërsa çmimi në pik është 12.65 Lekë/kwh. Tarifa e aksesit të shpërndarjes për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20kV të jetë 3,9 Lekë/kwh.
Ky vendimi i ERE nuk ka marrë parasysh kërkesën e OSSHE që për 2017 të aplikoheshin tarifa të ndryshme për nivele tensioni. Ndërsa nuk është konsdderuar as kërkesa e OST për dyfishimin e tarifës së energjisë që KESH i shet OSSH, nga 31 marsi në 31 dhjetor. OST propozi që tarifa të ishte 1.17 lekë/kwh nga 0.65 që aplikohet aktualisht.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/ekonomi/cmimi-i-energjise-ere-vendos-tarifat-sndryshojne-deri-ne-dhjetor-2017/