Report TV - Rama: Të paguar e sponsorizuar kush thotë s'ka zgjedhje pa PD
  • 7 years ago
TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje direkte sot partnerëve të koalicionit, LSI dhe PDIU, lidhur me qëndrimet se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të zhvillohen.

Nga podiumi i Parlamentit, Rama çdo përpjekje që shton besimin se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, e konsideron të paguar, të sponsorizuar apo dhe peshqesh.

Rama tha se një pretendim i tillë në thelb është qesharak, pasi opozita është e lirë të zgjedhë rrugën e vet.

"Përpjekja për t'u thënë shqiptarëve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është përpjekje e sponsorizuar, e paguar në dorë apo nën dorë, me para apo me peshqeshe. kjo në thelbin e vet është qesharak.

Nuk është opozita zyrtare ajo që e prodhon lirinë, është liria ajo që prodhon opozitën. Nëse do të ishim në kushtet kur qeveria do të kishte kufizuar lirinë, atëherë me siguri nuk do të kishte çdo ditë një çadër bosh që mbushet dy herë në ditë për shfaqje televizive.

Partitë konkurrojnë qofshin bashkë, qofshin në aleancë, qofshin vetëm", u shpreh Rama.
Recommended