Rama takon Metën te kryesia e kuvendit, diskutojnë për krizën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i LSI Ilir Meta, jane takuar per here te pare qe prej deklaratës se Metes per krijimin e një qeverie besimi.Takimi i se mërkurës, nje dite para seancës plenare është kthyer ne tradite mes dy aleateve, por kete here ai merr rendësi per shkak te sfondit politik ne te cilin zhvillohet. Makina e kryeministrit mbërriti në kryesinë e kuvendit rreth orës 8:45. Shefi i qeverise qëndroi me Metën plot 90 minuta.Si zakonisht, te dy protagonistet kane shmangur komentet per mediat ne lidhje me çështjet e biseduara. Por burime pranë tyre bëjnë të ditur se është diskutuar kërkesa e fundit e Metës për qeverinë e besimit si dhe oferta për të vendosur në dispozicion, postet politike te LSI me qëllim kthimin e besimit tek opozita.Pak më vonë, rreth orës 13.00 ne selinë e kryeministrisë mbërritën njëri pas tjetrit drejtuesit më të lartë të PS: kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci, kreu i PS per Tiranën Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku Veliaj. Bisedës mes tyre i është bashkuar pas një ore edhe Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.Zyra e shtypit të Ramës ndërkohë kishte njoftuar në orën 13.30 nje bisedë të kryeministrit Rama në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë: Takim që pritej të transmetohej direkt ne faqen e tij ne Facebook.Por të moshuarit janë detyruar të presin, pasi Rama ndodhej ende në selinë e qeverisë, duke diskutuar situatën e krijuar. Një ditë më parë, lideri i mazhorancës refuzoi kërkesën e Metës për qeveri besimi, duke thënë se Kushtetuta bën të qartë dy fakte: zgjedhjet nuk shtyhen dhe qeveria është vullnet i shumicës.

Recommended