Vlorë - Kapen 26 kg kanabis në një automjet, arrestohet i riu

  • 7 years ago
Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës sekuestron 26 kg kanabis. Lënda narkotike u gjet në një automjet i cili drejtohej nga 21 vjeçari Monsiljo Shia.
?Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po qarkullonte një automjet i cili dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtij mjeti derisa u bë i mundur bllokimi i tij në aksin rrugor Vlorë ? Babicë e Madhe.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Volkswagen Passat, me targë VL 7937 C, shërbimet kanë konstatuar të fshehur në bagazh një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e ndarë nëpër 4 thasë sintetikë të futura nëpër qese të zeza plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale?.
Blutë sekuestruan lëndën narkotike, ndërsa bënë dhe arrestimin në flagrancë të të riut për veprën penale ?prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike?.
Per me shume klikoni ne http://www.oranews.tv/vendi/kapen-26-kg-kanabis-ne-nje-automjet-arrestohet-i-riu/