Probleme me ujin e pijshëm në të gjithë Durrësin
  • 7 years ago
Qytetarët durrsakë, në kohën që temperaturat janë në rritje po përballen me ndërprerje të ujit të pijshëm. Janë të detyruar ta blejnë jo vetëm për të pirë, por edhe për të kryer shërbime të tjera. Mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, ndërrmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve e justifikon me remontet e herë pas hershme.

Inxhiniri Gerald Dautaj nuk garanton një sezon me furnizim 24 orë me ujë, por thotë se situata do të jetë më e mirë se një vit më parë. Prej vitesh dhe sidomos përgjatë sezonit veror, qyteti bregdetar i Durrësit ka vuajtur mungesën e ujit të pijshëm./ABC News
Recommended