Ora News – Çelet qendra me një ndalesë, ofron 260 shërbime nga 6 institucione

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Krujë është çelur qendra me një ndalesë, ku qytetarët do të mund të marrin rreth 230 shërbime nga 6 institucione shtetërore. Gjatë inaugurimit të qendrës, ministrja për Administratën, Harito dhe ministri për Pushtetin Vendor, Shalsi, theksuan se qëllimi i vetëm është përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve.
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Milena Harito së bashku me ministrin e Pushtetit Vendor Eduart Shalsi, inauguruan në Krujë, qendrën me një ndalesë të Shërbimeve Publike. Nga sot qytetarët do të mund të marrin mbi 230 shërbime nga 6 institucione të ndryshme shtetërore, në një zyrë të vetme.
Harito: Për tregun ka qenë konkretisht ose shumë pak pjesë e këtij projekti por është mbështetës shumë i madh i reformës së administratës publike.
Shalsi: Cdo hallkë të funksionojë, të jetë e lidhur dhe të jetë e koordinuar me të gjithë të tjerët. Pushteti vendor, së bashku me mbështetjen nga partnerët e huaj po fillon një proces transformimi të shërbimeve publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/celet-qendra-me-nje-ndalese-ofron-260-sherbime-nga-6-institucione/

Recommended