Report TV - Basha: Ed mashtruesi dorëhiqu hapi rrugë qeverisë teknike
  • 7 years ago
TIRANË-Në ditën e 22 të protestës së opozitës para kryeministrisë, kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet.

Sipas Bashës, krijimi i qeverisë teknike do të jetë garancia e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme.

?18 shkurti është dita kur Shqipëria ka nisur ndryshimin pa kthim. Ne jemi sot dhe do të jemi deri në arritjen e objektivave të shpallura përmes largimit të Edi Ramës dhe përmes një qeverie teknike që garanton, vetëm në këtë mënyrë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të mos kthehemi më në Shqipërinë e para 18 shkurtit, sepse në demokraci jo vetëm për shkak të protestave por dhe protestave madhështore të 18 shkurtit , por prej ditës së parë që ulet në karrigen e pushtetit nuk është populli që e ka frikë qeverinë, por është qeveria që ka dhe duhet të ketë frikë popullin. Kjo luftë kjo betejë bëhet që Shqipëria të arrijë këtë standard, pushtetari të varet tërësisht nga vullneti i qytetarit kjo është republika e re për të cilën luftojmë. Ndaj është e domosdoshme që ta arrijmë këtë fitore?.