Report TV - Veliaj: Nesër të gjitha gratë dhe vajzat udhëtojnë falas në autobus
  • 7 years ago
?Nesër transporti publik për gratë dhe vajzat e Tiranës do të jetë falas", është kjo dhurata e Bashkisë së Tiranës për gratë e kryeqyteit me rastin e 8 Marsit.

Kryebashkiaku Veliaj e bëri këtë deklaratë gjatë aktivitetit te Liceut ku foli për fillimin e ndërtimit të shkollës ?Kosova? dhe uroi mësuesit për festën e 7 Marsit.

?Mësueset tona janë heroina, shumë faleminderit ju duam shumë, gëzuar festën. Nesër kemi edhe një feste tjetër dhe Bashkia e Tiranës nesër për të gjitha gratë dhe vajzat që përdorin transportin publik do jetë falas?, tha Veliaj.

I shoqëruar nga disa nxënës Veliaj uroi mësuesit dhe shprehu dëshirën që në 7 Marsin e ardhshëm shkolla ku ai ka studiuar të jetë përfunduar.
Recommended