6 years ago

Ora News - Leskaj: Dëmi ekonomik në shtet 534 milionë euro, duhet të na shqetësojë

Ora News Lajme
Ora News Lajme
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dëmi ekonomik që iu shkaktua shtetit shqiptar nga parregullsi të mëdha dhe shkelje financiare në të ardhurat publike, shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ të performancës së subjekteve të audituara kap shifrën prej 73 miliardë lekë ose 534 milionë euro. Ky dëm ekonomik është bërë publik në Vlorë nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.
Leskaj: Auditimet e vitit 2016, KLSH ka zbuluar dëm ekonomik, parregullsi financiare, parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera, në nivelin 25.5 miliardë lekë ose 188 milionë euro. Duke kërkuar shpërblimin e dëmit për arkëtimin e parave në arkën e shtetit në masën 97%. Së dyti, shkeljet e disiplinës financiare të performacën së subjekteve të audituara si në të ardhura dhe në shpenzime, në vlerën prej 46.8 miliardë lekë, ose rreth 345 mln euro. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 72.3 miliardë lekë ose afërsisht 534 milionë euro. Shifra që duhet të bëjë të mendojë thellësisht cilindo qeveritar ose drejtues institucionesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/leskaj-demi-ekonomik-ne-shtet-534-milione-euro-duhet-te-na-shqetesoje/

Browse more videos

Browse more videos