Ora News – Biblioteka nr. 9 merr emrin Musine Kokalari
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 100 vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit, gruas së parë të letrave shqipe, e cila luftoi për demokratizimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare, Bashkia e Tiranës nderoi figurën e saj duke i vënë emrin Bibliotekës nr. 9 në kryeqytet, që frekuentohet çdo ditë nga të rinj të apasionuar pas letërsisë e studimit.
I pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe dy anëtarët e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Daut Gumeni dhe Altin Hoxha.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryebashkiaku Veliaj theksoi se është e nevojshme që ngjarje të tilla si ajo e Musine Kokalarit të mos harrohen, pasi në të kundërt shoqëria do të përsërisë sërish gabimet e së shkuarës.
Ai shprehu besimin se shoqëria shqiptare do të arrijë të kuptojë se çfarë ka ndodhur realisht në të shkuarën e saj, të reflektojë mbi të me qëllim për të qenë të dobishëm për të ardhmen.
Veliaj tha se Musine Kokalari është simbol jo vetëm i letërsisë, por edhe i rezistencës, një shembull se e drejta në fund triumfon gjithmonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/biblioteka-nr-9-merr-emrin-musine-kokalari/
Recommended