Hetime për “Bankers Petroleum” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës po heton kompaninë ?Bankers Petroleum? për fshehje të ardhurave dhe kontrabandë me një dëm që përllogaritet në 100 milionë dollarë. Një ditë pas deklaratave të Prokurorit të Përgjithshëm se sulmet ndaj tij nisën per shkak te kompanisë naftënxjerrëse dhe kërkesave për pushim të çështjes, hetimet janë zhvendosur në Tiranë. Në dosjen voluminoze, e cila po hetohet nga organi i akuzës një ndër pikat e shkelura sipas të dhënave të dërguara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, janë nevojat teknologjike të përdorura nga Bankers. Krahas abuzimeve të dyshuara me akcizën, në dosje shpjegohet dhe sasia e holluesit gazoil të përdorur nga kompania. Teknikisht ky produkt injektohet në puse për të holluar naftën bruto që gjendet nëntokë, duke e bërë më të lehtë nxjerrjen përmes pompave. Nga të dhënat e disponuara nga prokuroria, Bankers ka përdorur 100 mijë metër kub gazoil më tepër nga nevojat e saj teknologjike. Kjo sasi e shumëzuar me vlerën mesatare të blerjes nga furnitori Albpetrol prej 1 mijë dollarë për metër kub, jep vlerën 100 milionë dollarë, i cili mund të konsiderohet dëm ekonomik ndaj shtetit shqiptar. Në këtë pikë organi hetimit dyshon për evazion fiskal por edhe kontrabande te bërë në tregun shqiptar.