Mbledhja e Kryesisë së PS - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste thirri sot pasdite në një mbledhje kryesinë e PS. Burime nga mbledhja bëjnë të ditur për mediat se Kryesia është thirrur për çështjen e organizimit zgjedhor.Zv/ kryeministri Niko Peleshi, i cili foli për mediat pas mbledhjes së Kryesisë u shpreh se ?mbledhja ishte për një proces informimi për punën tonë?.?Po përgatitemi për sfidën e radhës, për zgjedhjet që do e çojnë PS në mandatin e dyte. E kemi shumë të nevojshme që përmes strukturës tonë të përçojmë një mesazh të bashkëpunimit të padeformuar të sistemit të qeverisjes, në çdo fshat, në çdo grup. Kjo mbledhje Kryesie ishte një mbledhje e zakonshme që i shkon për shtat partisë tonë. Edhe në emër të Kryesisë mund të rikonfirmoj se ne kemi vetëm një qasje në koalicion, strategjike dhe jo taktike. Kjo nuk ndryshon koalicionin, këtë ta dëgjojë populli dhe aleatët tona. Strategjitë tona në ritmin e reformave, që nuk janë të thjeshta dhe s?kanë lidhje me taktikat. Mund të mirëkuptojmë nëse partitë në koalicion mund t?i kënaqin taktika.?, tha Peleshi.Teksa u pyet në lidhje me shkarkimin dje të Zotit Ylli Manjani nga Ministria e Drejtësisë, Peleshi e cilësoi këtë vendim të drejtë. ?Shkarkimi i Zotit Manjani ishte i drejtë?, tha ai.