Ora News - Kapet 30 kg kanabis në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i “Audi A6”
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 30 kg kanabis sativa që po trafikohej në drejtim të Greqisë është sekuestruar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Aldo Neli, 29 vjeç, banues në fshatin Zallherr të Tiranës, pasi lënda narkotike u gjet në automjetin e tij tip Audi A6.
?Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip ?AudiA6? me targa AA960PN, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva?, sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapet-30-kg-kanabis-ne-kapashtice-arrestohet-drejtuesi-i-audi-a6/
Recommended