Ora News – Dajë e nip u plagosën nga shpërthimi i granatës, banorët: Mbetje nga lumi
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dajë e nip mbetën rëndë të plagosur nga shpërthimi i një granate, teksa po tentonin të nxirrnin tubin e ujit të lokalit për ta shkrirë me ujë të nxehtë. Nga shpërthimi u dëmtuan E.G 22 vjeç dhe shtetasi R.M, 52 vjeç.
Në gjendje më të rëndë mësohet se ndodhet i riu, i cili ka marrë plagë të shumta dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.
Ndërsa 52-vjeçari është plagosur më lehtë dhe po trajtohet në Spitalin e Pogradecit.
Vetë dëshmitarët në vendngjarje treguan dinamikën sesi ndodhi incidenti i rëndë, ndërsa thonë se granata është sjellë nga ujërat e lumit.
Ata apelojnë që shteti të marrë masa për shmangur tragjedi të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/daje-e-nip-u-plagosen-nga-shperthimi-i-granates-banoret-mbetje-nga-lumi/
Recommended