LSI: Lista të hapura, ankimimet jo në KQZ, por në Kolegj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizon kërkesën për sanksionimin në Kodin Zgjedhor të listave të hapura të kandidatëve për deputetë. Në paketën e propozimeve, të depozituar në Kuvend dhe që mban firmën e kreut të grupit parlamentar Lëvizjes së drejtuar nga Ilir Meta, bëhet e qartë se:?Në nenin 163, paragrafi i pestë duhet të ndryshojë si vijon: Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ përcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve sipas rezultateve të votimit duke filluar nga kandidati që ma mbledhur më shumë vota. Këto ndryshime diktojnë mendimin edhe të dispozitave që parashikojnë fletën e votimit, mënyrën e votimit, administrimin dhe nxjerrjen e rezultateve në KZAZ?Por, kjo kërkesë është refuzuar më herët Partia Socialiste, duke argumentuar se listat e mbyllura garantojnë një proces shumë të rregullt dhe se zgjatet pafund procesi i numërimit. Gjithashtu, aleatja kryesore e PS-së në koalicionin qeverisës, propozon shmangien e KQZ-së nga procesi i ankimimeve.?Kjo kërkon mendimin e disa dispozitave. Qëllimi është shmangia e animimit administrativ në KQZ dhe ankimi drejtpërdrejt nga çdo subjekt në Kolegjin Zgjedhor.?Në paketën e saj, LSI kërkon forcimin e ndëshkimit për blerjen e votës, duke e cilësuar këtë fenomen si krim ndërsa shitja si kundravajtje penale.?Blerja me çfarëdo forme (me para në dorë, premtime për para ose shkëmbim në natyrë, dhënia e parave për mosbotim, dike i marrë zgjedhësit kartën e identitetit) duhet të konsiderohet krim dhe jo kundravajtje penale. Ndërsa shitja e votës apo kartës së identitetit të mbetet kundravajtje penale.?Po ashtu, kërkohet që të shtohen në 200 numri i ZAZ-ve, nga 90 që është vendosur nga KQZ, me qëllim shpejtimin e numërimit të votave dhe nxjerrjen sa më shpejt të rezultatit. Në paketën e saj LSI kërkon që në Kodin Zgjedhor të sanksionohen forcimi i masave ndëshkuese për fotografimin e votës, transparencën e financimeve për partitë politike në zgjedhje. Ndërkohë, PS në propozimet e saj, synon depozitimin e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë të votimit dhe përfshirjen e emigrantëve në procesin zgjedhor. Nga ana e saj PD, si pikat e saj të forta ka vendosur votimin dhe numërimin elektronik, si dhe financimin e partive nga buxheti i shteti

Recommended