Vetëvraja e të riut në burgun e Rrogozhinës, vazhdojnë hetimet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Estref Halili është 21-vjeçari që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës. Ai ishte arrestuar më 26 dhjetor nga policia e Fierit. Në automjetin e tij uniformat blu gjetën një cigare hashash dhe një thikë. Mbrëmjen e së martës 21-vjeçari u gjet i vetëvarur me xhaketën e tij në dritaren e tualetit të burgut. Fillimisht ishin shokët e dhomës qe e panë në gjendje të rëndë e ndonëse u dërgua në spital, i riu nuk mundi të mbijetonte. Halili ishte transferuar nga burgu i Fierit në atë të Rrogozhinës në ditët e fundit të vitit të kaluar. Për momentin, policia nuk ka asnjë të dhënë për shkaqet qe e kane detyruar 21-vjecarin te ndërmarre aktin ekstrem. Burime pranë uniformave blu, thanë se në sitë do të kalojnë edhe gardianët e turnit dhe veprimet e tyre për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Halili akuzohej për ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta?.
Recommended