“Kokëdhima ka dalë kundër politikës së partisë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koço Kokëdhima nuk ka pritur vendimin e Asamblesë Kombëtare të PS-së të shkarkohej nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS. Në pjesën me dyer të mbyllura mbledhjes, ish-deputeti ka deklaruar se dorëhiqet nga pozicioni që mbante. Për mediat, ai tha se do të vijojë lëvizjen brenda PS-së. Më herët në mbledhje u paraqit një kërkesë, ku theksohej se shkarkimi është pasojë e faktit se Kokëdhima prej kohësh ka krijuar shqetësim në bazën e partisë dhe ka përdorur retorikë përçarëse në parti. Gjatë pjesës me dyer të mbyllura, Kokëdhima është shprehur se shkarkimi kishte nisur prej kohësh, që kur Gjykata Kushtetuese hoqi mandati e tij si deputet. Sipas tij, argumenti se nuk merrte pjesë në mbledhjet e partisë ishte diskreditues dhe i cekët. Ish-deputeti ka theksuar se nëse goditet mandati i një deputeti, mund te imagjinohet se ç?mund të ndodhë me popullin. Ai ka akuzuar edhe kryeministrin, duke thënë se me urdhër të tij drejtues të partisë janë pushuar nga puna.

Recommended