Kisha Katolike i “mbyll” derën politikës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kisha Katolike ne Shqipëri thyen traditën e pritjes se politikaneve per festat e rëndësishme. Per Krishtlindje kisha nuk do te pranoje vizitat e krerëve te politikes ne selinë e saj, ashtu siç kane vepruar per vite me radhe edhe komunitetet e tjera fetare. Ketë vit Kisha Katolike Krishtlindjet do t?i festoje me familjet e varfra te Tiranës, ne ambientet e katedrales. Arqipeshkvi imzot Xhorxh Frendo i pyetur nga Vizion Plus ka sqaruar arsyet e këtij vendimi, ndërsa theksoi se dyert e kishës janë te hapura edhe per politikanet ne çdo dite te vitit. Gjate urimit per festen e madhe te Krishtlindjeve dhe simbolikes se saj, kreu i Kishës ka lëshuar mesazhe te forta për klasën politike. Komuniteti katolik i kërkon politikes te zbatoje reformën ne drejtësi, te luftoje korrupsionin, drogën dhe te tregoje kujdes per shtresat ne nevoje. Pas meshës se te dielës, Kisha Katolike do te organizoje ne ambientet e katedrales dreken e madhe te Krishtlindjeve. Rreth 150 familje te varfra te kryeqytetit, pavarësisht besimit do te marrin pjese ne dreke. Komuniteti katolik është i pari qe i dha fund ceremonive dhe pritjeve zyrtare te politikes ne ditët e festave. Ndërsa Kisha Ortodokse ka njoftuar se do te vijoje me pritjet e urimeve per krishtlindje, përfshi dhe politiken.
Recommended