Ora News –Sejko: Qeveria e pas zgjedhjeve, do vendosë për FMN-në

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja përmirësimi gjatë 2016, ku është ulur niveli i borxhit dhe i kredive me probleme.
Kështu është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërsië Gent Sejko në komunikimin e fundit për vitin 2016.
Teksa ka bërë një bilanc të vitit që po lëmë pas, Sekjo tha se BSH pret një ecuri më të mirë në 2017, si rrjedhojë e rolit të politikave stimuluese për një zhvillim të qëndrueshëm.
Sejko: Aktiviteti ekonomik në gjysmën e dytë të vitit është ndihmuar nga përshpejtimi i ritmit të realizimit të shpenzimeve buxhetore dhe nga rritja e kërkesës së huaj në sektorin e turizmit. Motori kryesor i rritjes do të vazhdojë të jetë gjallërimi i kërkesës private ndërkohë që politika fiskale do të jetë në kahun konsolidues. Ambienti i jashtëm do të vazhdojë të karakterizohet nga dobësi dhe pasiguri.
Nëpërmjet reduktimit të borxhit publik, kahu konsolidues i politikës fiskale ndihmon në reduktimin e primeve të rrezikut në tregjet financiare dhe rrit hapësirat për kreditimin e sektorit privat. Banka e Shqipërisë pret një ecuri më të mirë të kredisë gjatë viteve të ardhshme, ndonëse politikat e kreditimit të bankave vazhdojnë të mbeten konservatore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-qeveria-e-pas-zgjedhjeve-do-vendose-per-fmn-ne/

Recommended