Ora News – Projektbuxheti 2017, Veliaj: S’do të rrisim taksat për qytetarët dhe bizneset

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur konsultimin për projektbuxhetin e vitit 2017 në njësinë 5.Veliaj tha se Tirana do të ketë një buxhet 3 herë më të lartë se 2014, ndërsa premtoi se nuk do të ketë rritje taksash për qytetarët.
Qytetarët e Tiranës dhe bizneset nuk do të përballen me rritje taksash në 2017.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka nisur konsultimin e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm me qytetarët e njësisë 5 .
Veliaj tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë tre herë më i lartë krahasuar me 2 vite më parë.
Veliaj: Ky buxhet është tre herë më i madh se buxheti i vitit 2014 dhe është 30% më i lartë se buxheti që kishim vjet. Pra e thënë troç, do të shtojmë 1/3 masën e investimeve me të gjithë Tiranën. Faqja e taksave do të jetë zero. Asnjë rritje. Pse? Se dikush me të drejtë mund të thotë po si do të rrisësh 30% buxhetin nëqoftëse nuk do të rrisësh taksat? Funksionon, siç funksionoi këtë vit, thjesht duhet të paguajnë të gjithë.
Veliaj u premtoi qytetarëve të njësisë 5 më shumë investime gjatë vitit të ardhshëm në shkolla dhe infrastrukturë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projektbuxheti-2017-veliaj-sdo-te-rrisim-taksat-per-qytetaret-dhe-bizneset/

Recommended