Grabitje me armë në Drenovë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy të moshuar janë grabitur mëngjesin e së mërkurës në banesën e tyre ne fshatin Drenovë të Korçës. Lefter Miraholli me bashkëshorten, që të dy të moshës 74 vjeç, ishin brenda ne shtëpi, kur dy persona të maskuar kanë hyrë brenda, duke i kërkuar t?u jepnin paratë nën kërcënimin e armëve të ftohta. Por agresorët nuk janë mjaftuar me lekët. Ata iu kanë hequr dy të moshuarve edhe unazat e floririt që mbanin në duar. Pasi grabitësit janë larguar, Lefter Miraholli i ka kërkuar ndihmë të vëllait dhe policisë. Artan Pinjolli, një fqinj i familjes Miraholli tregon se vetëm në këtë zonë kanë ndodhur më shumë se 80 vjedhje banesash. Ndërkohë grabitësit janë larguar nëpër rrugicat e fshatit, por burime të policisë thonë se ata janë identifikuar. - See more at: http://vizionplus.al/grabitje-me-arme-ne-drenove/#sthash.tjBWrdlx.dpuf
Recommended