Tre premiera këtë fundjavë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Premiera të reja teatrale mbërrijnë këtë fundjavë në kryeqytet. Për ata që e duan klasiken, Teatri i Operas dhe Baletit është gati t?ju prezantojë një ?Traviata? me zërat më të mirë operistikë të momentit, si Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri e Ylber Gjini. Premierë këtë fundjave premton edhe teatri kombëtar. ?Opera per tri grosh?, një nga komeditë më të veçanta të Havel, ngjit nga sot në skenë aktorë si Arben Derhemi që është komentuar jo pak për marrëdhënien e tij me Teatrin Kombëtar apo emra të njohur si Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Adelina Muça apo Olta Gixhari. Pasioni dhe intriga janë ajo që do të sjellë në këtë komedi historia e Xhenit dhe Mekit, përmes një loje aktoriale që vlen për publikun mbi 16 vjeç. Ndryshe është shfaqja ?Një gur Gabim? që rikthen në skenë Luiza Xhuvanin. Teatri eksperimental rrëfen në shqip e greqisht marrëdhënien e komplikuar nënë bijë, përmes katër aktoreve që janë duartrokitur në Greqi nga ku rrugëtuan artistikisht për ta sjellë këtë vepër edhe në Tiranë. Për publikun e vogël, e vetmja premierë e kësaj fundjave është ajo e çadrës së Cirkut Kombëtar. Pasi, teatri eksperimental vazhdon me misionin e ?Gjetjes së festës së humbur? që nga fundjava e shkuar, duke sjellë kështu i pari atmosferën e festive për të vegjlit.

Recommended