“Tu si que vales”, gara e talenteve në ekranin e Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shenjë, një gjest dhe shumë lot e emocione. Kështu ka nisur ?Tu Si Que Vales?. Me një mesazh të fortë: Të jesh i lirë dhe plot forcë për ta bërë jetën më të bukur. I tillë është edhe James Warren, nje amerikan qe ka zgjedhur Shqipërinë, per te bere jetën e një bohemi. E më i lirë se këtu nuk është ndier askund. James Warren: Unë jetoj prej dy vitesh në Tiranë, në një hotel dhe përpiqem që të jetoj me artin e rrugës. Performoj jo vetëm në lokale të vogla nate, por edhe në rrugë. edhe pse jam amerikan, ëndrrat e mia i kam plotësuar në Europë. Fillimisht, udhëtova nëpër Europë. më pas, u vendosa në Greqi, për klimën dhe ushqimin e mirë, por pasi pata disa probleme me shengenin dhe pronën time në Greqi, mbërrita në Shqipëri. Dhe besoj se do të qëndroj për ca kohë këtu, pasi keni mot shumë të mirë dhe ushqime të shkëlqyera. Njerëzit po ashtu janë shumë miqësor dhe më i lirë se këtu si artist nuk më duket se do të jem ndonjëherë.Edhe ata që që nuk ofruan art në skenë, mundën të krijonin humor e spektakël, pas kuintave të ?Tu Si Que Vales?. Luziana Hoxha, që arriti të zhveshë Agron Llakën në spektakël, e beri këtë me te tjere në prapaskenë. Mbreselenese në mbrëmjen e gjashtë të spektaklit të talenteve ishte performanca e artistëve italianë që me lojën e tyre në skenë mundën të siguronin edhe një tjetër takim me publikun e Vizion Plus.