Ora News – Meta: Përgjegjësia për personat me aftësi të kufizuar na përket të gjithëve
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta iu drejtua me një fjalë aktivitetit të OSBE-së me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Duke përmendur arritjet e derimëtanishme, Meta theksoi se përgjegjësia për shtresat në nevojë u përket të gjithëve.
Meta: Gjatë kësaj legjislature kemi miratuar ligje të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuar. Përgjegjësia për të arritur aksesin nuk i përket vetëm personave me aftësi të kufizuar, por na përket të gjithëve pasi ka ende shumë pengesa për njerëzit me aftësi të kufizuar që të ushtrojnë plotësisht të drejtat themelore të tyre.
Kuvendi mbetet i hapur dhe inkurajon pjesëmarrjen aktive me qëllim që të së bashku të kontribuojmë për një ndryshim thelbësor. Është detyrimi ynë që të garantojmë dinjitetin dhe integritetin më të lartë njerëzor të këtyre grupeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-pergjegjesia-per-personat-me-aftesi-te-kufizuar-na-perket-te-gjitheve/
Recommended