Ora News – Investime në periferi, Veliaj: Nxitje bujqësisë, blegtorisë e turizmit
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës veç investimeve në infrastrukturë do të fokusohet edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në periferi, si dhe në promovimin e aseteve turistike. Sipas kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ky do të jetë dhe fokusi i tij në vitin e dytë të punës. Veliaj ishte sot në Krrabë ku inspektoi punimet në aksin që lidh zonën me autostradën dhe u shpreh se punimet do të përfundojnë para afatit të përcakatuar.
Aksi 4 km Mushqeta-Krrabë, që lidh zonën me autostradën, pritet të përfundojë për më pak se 6 muaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi punimet që kanë filluar 1 muaj më parë dhe tha se synimi i këtij investimi është që të krijojë mundësi të barabarta jetesë për të gjithë banorët e Tiranës, në qendër apo në periferi.
Veliaj: Më vjen mirë për 3200 banorët që janë rezidentë në Krrabë, do të kenë një lidhje dinjitoze me kryeqytetin dhe besoj se në kohë rekord siç po punohet, do ta përfundojmë rrugën përpara afatit 6 mujor. Rritja e infrastrukturës bën të mundur që më shumë njerëz të rrinë aty ku janë, të shfrytëzojnë tokën, asetet, pasurinë e familjes, djersën e ballit të tyre dhe gjithçka kanë investuar në jetë, pa u detyruar që për shkak të një rruge të amortizuar të lënë gjithçka pas, të lënë gjithë mundin e tyre për t?ia nisur sërish nga zero.
Veliaj tha se Bashkia do të vijojë që të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë, ashtu edhe promovimin e aseteve turistike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/investime-ne-periferi-veliaj-nxitje-bujqesise-blegtorise-e-turizmit/
Recommended