Rama: PD, mur për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pengesën e vetme për zbatimin e ligjit të Vetingut, kryeministri Rama e sheh tek Partia Demokratike dhe lidershipi i saj. Me ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit më të rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi, sipas kreut të qeverisë, opozita ka ngritur një mur për çeljen e negociatave. Ndaj apelin ai ia drejton anëtarëve dhe votuesve të thjeshtë të opozitës. Rama foli për mbështetjen që morri nga kancelarja Angela Merkel për afrimin e Shqipërisë në BE. Vlerësimet që morri nga kancelarja Merkel, Rama tha se donte t?ia përcillte aleatit Ilir Meta, të cilit i njohu një meritë të veçantë tek reformat. Duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi politik do vijojë edhe përtej zgjedhjeve 2017.?Dhe Ilir Meta rëndësinë e procesit të integrimit Ilir Meta i sheh tek reformat e ndërmarra?. Këto deklarata, kryeministri dhe kreu i Kuvendit i bënë gjatë një takimi me veteranë, në kujtim të 72-vjetorit të çlirimit të vendit.

Recommended