Kapet gomonia me 1550 kg hashash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nje gomone me hashash e nisur nga Kepi i Rodonit, u kap pas 7 ore ndjekjeje pranë Portit te Barit ne Itali. Operacioni antidrogë i kryer mes policisë së shtetit dhe Guarda di Finanzas italiane u zhvillua gjatë natës, duke u gdhire e shtuna. Policia ne vendin fqinj sekuestroi 1550 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe një armë zjarri pistoletë. Ndërkohe në pranga ranë edhe 3 shtetas shqiptarë që u kapën në bordin e gomones rreth 9.5 metra te gjate dhe me dy motorë prej 350 kuaj fuqi secili. Policia shqiptare beri te ditur se, drejtoria për hetimin e narkotikëve ka shkëmbyer në kohë reale informacion me autoritetet policore italiane, teksa ne kete mision ka ndihmuar edhe Interforca me mjete nga ajri. Ndërkohe ne hetim janë dhe persona te tjerë te dyshuar si te përfshirë ne këtë linje trafiku.