Aksidentet rrugore, bilanc lufte - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i lartë i aksidenteve rrugore gjatë 10 viteve të fundit i ngjajnë një bilanci lufte. Ne kujtim te viktimave te këtyre tragjedive, policia u kërkoi shofereve qe ne mesdite të gjithë të fiknin automjetet për një minutë. Në Ditën Botërore të Viktimave nga aksidentet, kreu i policisë së shtetit Haki Çako, theksoi se janë 3184 te vdekur, ndërsa të 21 mije jane te plagosur. Cako paralajmëroi drejtuesit e mjeteve se policia do te vijoje aksionin për ata shofer qe nuk vendosin rripin e sigurimit dhe përdorin celularit ne automjet. Në akset kryesore te Tiranës, si dhe ne disa rruge kombëtare, u vendosen automjete të aksidentuara. Ato shoqëroheshin me tabela me mesazhe per shoferet qe te bëjnë sa me shume kujdes, per te shmangur humbjen e jetëve njerëzore, si dhe per te mos shkaktuar dëme te tjera materiale.

Recommended